Kejvina Kthella arrin të tërheqë vëmendjen e faqeve rozë thuajse sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Bukuroshja e njohur për fizikun e saj mbresëlënës, jo rrallëherë kujdeset që të joshë interesimin e ndjekësve të saj të shumtë në rrjetet sociale.
Dhe derisa po e bën rolin e modeles, ajo reklamon veshje nga më të ndryshmet dhe këtë ia bëjnë shumë më të lehtë linjat e përsosura trupore.
Gjatë të dielës, Kejvina ka ngacmuar fantazinë duke pozuar me të brendshme të zeza që ekspozojnë trupin e saj të admiruar.
Ndërsa në grupin e dhjetëra mijëra pëlqimeve që ka marrë, janë edhe bukuroshet tjera, Oriola Marashi e Tayna, që e kanë komplimentuar shoqen e tyre. /Telegrafi/