Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, bën pjesë në listën e bukurosheve më të komentuara në rrjetet sociale, falë dukjes së saj mahnitëse.
Bukuroshja ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve që nga daljet e saja të para, si velinë, prezantuese dhe modele.
Më shumë se 607 mijë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram, ku Kejvina publikon fotografi nga jeta e saj profesionale, por edhe nga argëtimet apo udhëtimet e ndryshme.
Pozat me bikini janë më të admiruarat nga ndjekësit e biondes, duke qenë se ajo është e njohur për figurën e mrekullueshme trupore.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në disa prej postimeve të fundit, në të cilat modelja ka vënë në plan të parë linjat e mirënjohura trupore. /Telegrafi/