Prezantuesja e njohur, Kejvina Kthella, vazhdon të marrë vëmendjen e fansave të saj përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare është mjaft aktive në Instagram, ku numëron më shumë se 278 mijë ndjekës.
Fotografitë që i publikon herë janë pjesë e fushatave të ndryshme reklamuese e herë vënë në pah bukurinë e saj.
Pasi pozoi me të brendshme, Kejvina ka sjellë disa imazhe të reja, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë.
Në njërën prej fotografive të reja, ajo ka pozuar në një vaskë të mbushur me ujë, e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo duke mos ekspozuar modestinë e saj.
Në një tjetër imazh, bukuroshja shfaqet ulur me një fustan të shkurtë, duke vënë në plan të parë linjat mbresëlënëse trupore.
Kujtojmë që Kejvina është bërë e njohur për publikun e gjerë falë angazhimit të saj në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/