Modelja dhe prezantuesja, Kejvina Kthella, ka dhënë përgjigje interesante kur iu është nënshtruar pyetjeve të pazakonta.
Bukuroshja e emisionit “Xing me Ermalin” që rrëmbeu vëmendjen me paraqitjet e saj, është shndërruar në një prej femrave më të ndjekura në rrjetet sociale.
Dukja e saj e bukur dhe linjat perfekte trupore kanë bërë që ajo të jetë shumë e përcjellur nga gjinia e kundërt.
Në një intervistë për Prive, ajo ka rrëfyer se vetëm paratë e kënaqin.
Teksa ka refuzuar të tregojë për aventurat seksuale, bukuroshja ka thënë se as nuk e kanë tradhtuar, e as nuk tradhton.
Ndërkaq, ka pranuar se lexon dhe shikon filma në kohën e lirë.
Kejvina së fundmi ka qëndruar në Prishtinë për disa angazhime profesionale. /Telegrafi/