Telegrafi

Kejvina shndërrohet në zeshkane joshëse

Jemi mësuar ta shohim Kejvina Kthellën si një bionde atraktive që arrin të marrë vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Por, modelja e njohur ka zgjedhur që bëjë një ndryshim në dukjen e saj duke shndërruar në zeshkane.

Lexo po ashtu Pas pozave me të brendshme, Kejvina ngacmon imagjinatën e veshur me kostum

Ky ndryshim është pritur shumë mirë nga ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, të cilët i kanë dhënë komplimente për dukjen e re.

Bukuroshja ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin Blend Roka dhe duket për mrekulli.

Pos pëlqimeve të shumta nga fansat, Kejvina ka marrë komente të shumta edhe nga bukuroshet e njohura të estradës. /Telegrafi/