Bukuroshja shqiptare, Kejvina Kthella, ka vazhduar me publikimin e fotografive nga sesionet e fundit, në të cilat ajo vë në plan të parë figurën mbresëlënëse trupore.
Modelja, e cila është duke ndërtuar karrierë në Milano, gjatë këtyre ditëve i ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale.
Nuk kanë munguar pozat me të brendshme dhe me bikini, ku Kejvina shfaqet për mrekulli.
Kujtojmë që Kejvina u bë e njohur për publikun e gjerë falë pjesëmarrjes në emisioni televiziv, “Xing me Ermalin”.
Ajo vendosi të largohej nga ai emision për të ndjekur një karrierë në Itali. /Telegrafi/