Nuk ka dyshim se Kejvina Kthella është njëra prej prezantueseve që merr vëmendjen e shikuesve sa herë që paraqitet në emisionin e Ermal Mamaqit.
Bukuroshja pos përmes ekranit, josh interesimin e gjinisë së fortë edhe përmes rrjeteve sociale, ku poston imazhe që vënë në pah dukjen e saj.
Në javët e fundit, ajo i ka publikuar disa fotografi që kanë në plan të parë bukurinë e saj.
Ndërsa gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi bardhezi, në të cilën shfaqet shumë atraktive dhe ka shoqëruar me një përshkrim interesant.
“E di kush jam. Nuk jam e përsosur. Nuk jam femra më e bukur në botë. Por, jam njëra prej tyre”, ka shkruar Kejvina në Instagram.
Ndërkaq, imazhet që ajo i poston në këtë rrjet social (ku numëron mbi 234 mijë ndjekës) e konfirmojnë bukurinë e modeles.
Fotografitë e mëparshme të bukuroshes e sjellin atë në poza mbresëlënëse, falë dukjes së saj mahnitëse. /Telegrafi/