Telegrafi

Kejvina Kthella vjen me të tjera poza provokuese në Instagram

Kejvina Kthella është kujdesur që edhe një herë tjetër të jetë në qendër të vëmendjes.

Modelja e njohur ka realizuar një tjetër fotosesion në të cilën padyshim fokusi ishte te format e saj seksi të trupit.

E veshur në rroba banjë me ngjyrë të gjelbër, Kejvina theksoi belin e hollë, gjoksin dhe këmbët e tonifikuara.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Për të kompletuar pamjen pranë pozave në bregdet, Kejvina shtoi edhe një palë syze dielli të zeza dhe aksesor ari në njërën dorë dhe qafë.

Sipër imazhe që ndau në llogarinë e saj në Instaagram ku numëron mbi 700 mijë ndjekës, Kejvina pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Theksojmë që fotot e reja të modeles nga Shqipëria janë realizuar në Punta Cana, atje ku ajo ka qëndruar kohëve të fundit.

Ndërkohë, krahas fotosesioneve dhe si imazh i disa markave, Kejvina së fundmi ishte protagoniste në klipin “Ama” të Majkut dhe Bardhit.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Kujtojmë që famën më të madhe, modelja e fitoi vite më parë nga paraqitja në emisionin e Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/