Telegrafi

Kejvina Kthella vjen provokuese në imazhet e reja

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Modelja e popullarizuar shqiptare, Kejvina Kthella, ka befasuar sërish me fotografitë që ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale.

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, këtë herë ka publikuar katër fotografi provokuese.

Imazhet në fjalë e shfaqin në formë të mahnitshme, teksa ka vënë në pah më shumë se ç’duhet linjat e bujshme trupore.

Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

E veshur me një fustan të zi të prerë anash, Kthella ka arritur të marrë vëmendje të madhe me dukjen e veçantë.

“Mbretëresha”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë – referuar pamjes së saj duke marrë parasysh edhe ambientin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

Ndërkohë, komplimentet krahas këtyre pozave ishin të shumta dhe mjaft pozitive për këtë dukje të biondes.

Kejvina vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të kërkuara e më të suksesshme në tregun shqiptar. /Telegrafi/