Modelja e njohur, Kejvina Kthella, është ndër më të kërkuarat në fushën e modelingut.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe nga udhëtimet e shumta të saj, përfshirë edhe të punës që bën.
Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde si rrallëherë është shfaqur elegante.
Kejvina vendosi që të veshë një fustan të kaltër, por me nuancë të hapur, çka bëri që t’i theksoheshin tiparet trupore.
Flokët i ka lënë të lira mbi supe, derisa spërkatje të vogla ajo kishte bërë me makijazh, që mezi vërehej në fytyrën e saj.
Postimi i saj mori pëlqime të shumta nga ndjekësit, duke theksuar edhe komentet pozitive të tyre.
Kujtojmë se ajo së fundmi ka qenë duke shijuar pushimet në Dubai, nga edhe ka sjellë imazhe atraktive. /Telegrafi/