Është një ndër modelet më të njohur shqiptare dhe një numër të madh ndjekësish numëron edhe në llogarinë e saj në Instagram ku sjell imazhe të ndryshme.
Bëhet fjalë për Kejvina Kthjella e cila edhe së fundmi postoi disa imazhe që morën vëmendjen, teksa në fokus kishin linjat e saj joshëse.
E veshur me një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur me ngjyrë të gjelbër dhe pantallona të zi, ajo dukej në formë të mrekullueshme dhe me shumë stil.
Modelja nga Shqipëria kompletoi dukjen me aksesor ari ndërsa shihet me makijazh të theksuar.
Sipër imazheve modelja bionde pranoi pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.
Ndërsa, përveç fotosesioneve të ndryshme, Kejvinën ka kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv.
Kujtojmë që Kthella u bë e njohur si velin në emisionin e Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin. /Telegrafi/