Me sezonin e verës, pushimet kanë nisur për një sërë yjesh të showbizit shqiptar.
Kjo vlen edhe për modelen nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila njëkohësisht vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe në rrjetet sociale për imazhet që publikon.
E tillë shfaqet edhe në disa të fundit, gjersa ka sjell disa fotografi e video atraktive në bikini.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz, ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në pozat e radhës.
Këto kanë bërë që të marrë reagime të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë profil.
Biondja po ashtu është bërë imazh i shumë brendeve në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Ajo u bë e njohur që nga paraqitja si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/