Cilësohet të jetë njëra prej femrave më atraktive e më tërheqëse shqiptare.
Fjala është për modelen Kejvina Kthella, e cila po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut çdo ditë e më shumë.
E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa publikon imazhe dhe video të ndryshme për fansat e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi joshëse në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa ka vënë në plan të parë figurën trupore.
Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk kanë munguar.
Ndryshe, Kejvina famën më të madhe e arriti si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku u largua para pak muajve për të vazhduar karrierën në Itali. /Telegrafi/