Telegrafi

Kejvina Kthella shfaqet provokuese në fotografinë e fundit

Kejvina Kthella Foto: Instagram/kejvina_kthella

Kejvina Kthella është duke vazhduar me paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka vënë në fokus këmbët e formësuara.

Modelja në këtë fotografi është përkujdesur mjaft shumë për paraqitjen e saj, ku i ka kushtuar edhe një vëmendje të veçantë grimit.

Kejvina ka të veshur një këmishë prej lëkurë, që e ka kombinuar me një palë këpucë ngjyrë të kremtë, teksa në përgjithësi ajo njihet për stilin unik që ka.

Komentet nga ndjekësit e saj ishin të shumta, të cilët e përgëzuan atë për fotografinë e re.

Përndryshe, modelja e njohur është duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës, ku është e angazhuar kryesisht me punë. /Telegrafi/