Modelja e njohur, Kejvina Kthella, është ndër personazhet që merr më së shumti vëmendje.
Bukuroshja bionde përmes rrjete sociale mban të azhurnuar fansat, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Së fundmi, në një postim në Instagram, ajo është shfaqur joshëse, derisa bënte të ditur se po qëndron në Milano të Italisë.
Në pjesën e sipërme ajo mbante të veshur një bluzë rozë, që bënte t’i theksoheshin tiparet trupore.
Poza të tilla ajo i ka marrë para pasqyrës, çka bëri që komentuesit të reagojnë pozitivisht.
Ndërkohë, ajo ka qenë duke shijuar pushimet edhe në Dubai, nga edhe ka publikuar fotografi interesante. /Telegrafi/