Modelja e njohur, Kejvina Kthella nuk heziton që herë pas here të sjell imazhe provokuese që marrin vëmendje.
Me më shumë se 760 mijë ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram, Kejvina komentohet për secilën paraqitje që bën.
Edhe së fundmi, modelja nga Shqipëria erdhi joshëse në disa postime që solli në InstaStory dhe dukej tërë shkëlqim.
E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe dekoltetë të hapur, Kejvina shihet me grim të lehtë në fytyrë dhe syze dielli po ashtu të zezë që i vendosi mbi kokë.
Ndërkohë, ndonëse Kejvina famë më të madhe e mori nga paraqitja në emisionin “Xing me Ermalin”, modelen ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv.
Por, Kthjella ndërkohë mbete e angazhuar edhe me fotosesione të ndryshme si imazh i markave të njohura të veshjeve. /Telegrafi/