Modelja Kejvina Kthella po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e mediave rozë.
Edhe këtë herë, bukuroshja e cila është zhvendosur në Itali për të ndërtuar karrierën e saj prej modeleje është shfaqur mjaft në formë.
Ajo ka ndarë me mbi 400 mijë ndjekësit e saj një fotografi në bikini, teksa ka vënë në pah figurën trupore. “Në kostumin tim të dasmës”, ka shkruar ajo, në imazhin ku shfaqet edhe pa makijazh.
Pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e saj nuk kanë munguar, derisa e përgëzojnë për dukjen.
Theksojmë se javë më parë, Kejvina mori vëmendjen edhe me paraqitjen në videoklipin e hitit më të fundit të Taynas, “Kce”.
E njëjta është larguar nga emisioni i Ermalit “Xing me Ermalin”, ku edhe u bë e njohur për publikun në rolin e velinës. /Telegrafi/