Site icon Telegrafi

Kejvina Kthella publikon fotografi nga fëmijëria teksa uron nënën për ditëlindje

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Kejvina Kthella është njëra nga modelet me stil të pëlqyer në skenën shqiptare, kjo falë tipareve të veçanta të saj.

Përpos modelimit, bukuroshja ka qenë edhe figurë televizive duke u bërë prezantuese e po ashtu e ka provuar veten edhe si aktore.

Nga postimet në rrjetin social Instagram, është kuptuar se biondja në mesin e pandemisë globale është duke qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë.

Së fundmi, Kejvina ka bërë të ditur se dita e sotme (e shtunë) është shumë e veçantë për të, pasi nëna e saj feston ditëlindjen. Ajo ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, ku nëna e saj e mban në kraharor derisa ka bërë një urim të përzemërt.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella duket tërheqëse në imazhet e reja: Jam mërzitur tërë ditën në shtëpi

“Unë jam aq me fat që kam një nënë kaq fenomenale. Ti je e dashur, e mençur dhe inkurajuese. Unë jam aq me fat që kam një person të mirëfilltë në jetën time. Urime ditëlindjen”, ka shkruar modelja.

Përndryshe Kejvina thuhet se është angazhuar në disa programe televizive në Itali, por që janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version