Telegrafi

Kejvina Kthella provokon banorët duke bërë “twerk” para tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Foto: Top Channel

Kejvina Kthella vazhdon të mbetet një prej banoreve më aktive në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo shpesh provokon banorët e tjerë me gjeste dhe ngacmime të ndryshme, gjersa nuk i kursen edhe vallëzimet me karakter provokues.

Së fundmi, bukuroshja bionde është xhiruar nga kamerat e spektaklit, duke ofruar shfaqje “twerk” para banorëve të tjerë të shtëpisë.

Ajo shihet duke dridhur të pasmet me shumë energji,duke treguar kështu mes të tjerash se e ka pasion vallëzimin sensual.

Kjo nuk është hera e parë që Kejvina nxit imagjinatën e shikuesve me lëvizjet e saj provokuese.

Këtë të shtunë, Big Brother VIP Albania do të ketë të eliminuarin e radhës, e që do të jetë njëri prej të nominuarve, të cilët këtë javë janë katër: Luiz Ejlli, Mikela, Kiara Tito dhe Dea Michael. /Telegrafi/