Site icon Telegrafi

Kejvina Kthella merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve dhe dukjen provokuese

Ajo është një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe rrjetet sociale e jo më kot.

Bëhet fjalë për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila sigurohet që të marrë vëmendje në secilin postim që sjell.

Në këtë të fundit, ajo ka befasuar me dukjen në një stil të ri të flokëve që e bën të duket edhe më joshëse.

Në një fustan dypjesësh ngjyrë të verdhë, 26-vjeçarja shfaqet e mrekullueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këto poza kanë bërë po ashtu që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e fansat e biondes.

Kejvina për shkak të profesionit të shumtën e kohës është duke e kaluar në Itali.

E njëjta është përfshirë në modeling që në moshë të re dhe është ndër yjet më të kërkuar në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version