Site icon Telegrafi

Kejvina Kthella merr vëmendje me pozën joshëse para pasqyrës

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Ajo rrëmben vëmendjen e të gjithëve sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila edhe këtë herë ka siguruar t’i kthejnë sytë kah ajo me pozën e fundit të publikuar në Instagram.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur në këtë rrjet të popullarizuar, biondja duket në top formë në fotografinë para pasqyrës.

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta, teksa u komplimentua për dukjen atraktive dhe tërheqëse nga 529 ndjekësit e saj.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella vjen sensuale në një video teksa vë në pah linjat trupore

Kejvina tash e një kohë është larguar nga Shqipëria, për t’i vazhduar aktivitetet prej modeleje në Itali, meqenëse është shumë e kërkuar në treg.

Kthella përndryshe arriti famë të madhe në emisionin e komedianit Ermal Mamaqi “Xing me Ermalin”, e më pas u bë pjesë edhe e “Dance With Me”. /Telegrafi/

Exit mobile version