Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella është ndër emrat më të përfolur në showbizz.
Ajo vëmendje të madhe mori edhe gjatë kohës kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, nga ku u përjashtua pak javë pas nisjes së ‘reality-show’-t.
Ndërsa, pas daljes nga BBVA për disa kohë modelja bionde qëndroi larg rrjeteve sociale, për t’u rikthyer pas një pauze.
Ajo tani është mjaft aktive, teksa së fundmi po shijon pushimet verore në Saint-Tropez të Francës.
Kejvina ka postuar disa imazhe tejet joshëse në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur vetëm në bikini nga marka “Dior”.
Bukuroshja shqiptare shfaqi linjat atraktive të trupit në foto të ndryshme nga ambienti tropikal ku po qëndron.
Të mahnitur nga format e saj joshëse të trupit mbetën edhe admiruesit e modeles, të cilët bën komente të ndryshme.
Ndërkohë, Kejvina që pas largimit nga BBVA nuk është parë e angazhuar në ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/