Telegrafi

Kejvina Kthella merr vëmendje me pozat atraktive nga Parisi

Modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka qenë prej disa ditësh në Francë.

Ajo ishte në një pushim së bashku me disa mikesha në Paris, ndërsa siç shihet kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.

Biondja me këtë rast nuk ka munguar me disa poza në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz.

Foto: Screenshot/Instagram

Në njërën prej fotografive, bukuroshja shfaqet me një fustan lëkure të zi duke vënë në pah format trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në disa të tjera, e njëjta ka pozuar përpara kullës Eiffel, e veshur me një veshje të thjeshtë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Paris me cucat”, ka shkruar ajo.

Kejvina këtë vit mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 2, posaçërisht me sherrin e bujshëm me Luiz Ejllin, për të cilin veprim edhe u përjashtua nga spektakli. /Telegrafi/