Telegrafi

Kejvina Kthella mahnit me linja trupore, ndërsa publikon fotografi nga pushimet

Bukuroshja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po shijon disa ditë të mira pushimi.

Përkundër se nuk e ka zbuluar destinacionin e këtij udhëtimi, ajo duket se po argëtohet në masë të madhe.

Modelja së fundmi ka shpërndarë një fotografi nga një jaht luksoz, ku shfaqet me një palë bikini blu të kombinuar me të bardhë.

Foto: Screenshot/Instagram

Për të kompletuar setin e plazhit, biondja kishte vënë dhe një kapelë të ngjashme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E njëjta ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë projekt në fushën e modelingut.

Foto: Screenshot/Instagram

Kejvina këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të skandalit në Big Brother VIP Albania 2, ku e gjuajti me shuplakë Luiz Ejllin.

Ajo u përjashtua nga gara dhe që nga ai moment u bë shumë e diskutuar në media. /Telegrafi/