Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, njihet në përgjithësi për dukjen e saj të përkryer.
Ajo përmes rrjeteve sociale shpeshherë i ofron fansave të saj të shohin më afër përditshmërinë, e jetën profesionale.
Bukuroshja bionde kësaj radhe ka lënë gojëhapur ndjekësit, përmes një imazhi ku shfaq tiparet e fytyrës.
Duke përdorur makijazh të lehtë, ajo në fokus ka vënë sytë e mëdhenj, të cilët shkëlqenin.
“Pse të jemi të mërzitur, kur mund të buzëqeshim”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përkundër kësaj, ajo komentohet në masë të madhe edhe për linjat e bujshme trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se do të jetë protagoniste në klipin e ri të Kidë, “Edhe Sa”. /Telegrafi/