Telegrafi

Kejvina Kthella joshëse me dukjen në të zeza

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Kejvina Kthella është ndër modelet më të kërkuara dhe pëlqyera në projekte dhe reklama të ndryshme.

Ajo është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e shumta.

Së fundmi, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është shfaqur joshëse.

E veshur me të zeza, Kejvinës i janë theksuar linjat e tonifikuara trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella vjen provokuese në imazhet e reja

Flokët e shkurtra kësaj radhe ka vendosur t’i lidh lart kokës, ndërsa për makijazh ajo ka zgjedhur disa nuanca të lehta.

As fotosesionet ku shihet me veshje ekstravagante nuk kanë të ndalur, të cilat i poston shpeshherë.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se ajo është shfaqur si protagoniste në klipin këngës “Edhe Sa”, nga këngëtarja Kida. /Telegrafi/