Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është ndër më me trend për momentin.
Ajo përmes bukurisë dhe linjave trupore ka arritur të jetë figura e shumë kompanive për produkte të makijazhit.
Së fundmi, bukuroshja bionde ka ardhur më ndryshe se më parë, pasi ka vendosur të pozojë e veshur me një fustan nusërie.
Flokët ajo ka zgjedhur t’i bëjë më të lakuara, teksa për makijazh ka shkuar me nuanca më të çeltë.
Çka mori vëmendje më shumë nga 657 mijë ndjekësit e saj është dekolteja e hapur, çka I ekspozonte asaj gjoksin e formësuar.
Kejvina ndër të tjera ka qenë protagoniste edhe në klipin e këngës “Edhe Sa”, me interpretuese Kidën. /Telegrafi/