Big Brother VIP që disa javë thuajse është kthyer në një nga formatet më të shikuara në televizionet shqiptare.
Kjo është dëshmuar në bazë të klikimeve e reagimeve të shumta që ka marrë, duke e bërë transmetimin rreth dy herë në javë.
Meqë mbrëmë (e martë) u zhvillua një spektakël me shumë të reja e polemika, ky duket se nuk është mirëpritur nga të gjithë.
Modelja nga Shqipëria, e njohur si velinë në një nga emisionet e njohura, ka bërë një reagim duke ironizuar me shtëpinë e famshme për orët që ka shpenzuar duke e shikuar.
“Po këta të Big Brother VIP janë aty për shou apo për luftë”, ka shkruar në njërin nga postimet e shpërndara në InstaStory.
“Zot të lutem më rikthe mbrapsht këto dy orë të jetës time që i humba duke parë Big Brother VIP”, vazhdoi më tej biondja.
Theksojmë që në shtëpinë më të famshme tashmë janë bërë edhe disa hyrje të reja përfshirë: Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. /Telegrafi/