Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është duke rrëmbyer vëmendje të madhe me postimet e ndryshme gjatë qëndrimit në karantinë.
Bukuroshja, e cila numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video nga përditshmëria e saj.
Në koleksionin e fotografive, biondja së fundmi ka shtuar edhe disa të tjera në të cilat ka vënë figurën e bujshme trupore.
Me stil të veçantë dhe pamje tërheqëse, supermodelja edhe këtë herë shfaqet në formë të mahnitshme.
“Luna është duke u mërzitur në shtëpi”, është përshkrimi që i ka vënë imazheve, mbase ky dedikim është për veten e saj meqenëse ishte tejet e angazhuar para kohës së pandemisë.
Kejvina po vazhdon të jetë mjaft e pëlqyer nga audienca shqiptare dhe tashmë cilësohet si një ndër modelet më atraktive dhe jo vetë.
E njëjta tash e një kohë është zhvendosur në Itali për të zhvilluar karrierën e saj prej modeleje. /Telegrafi/