Kejvina Kthella është padyshim një prej modeleve më të njohura shqiptare.
Bukuroshja bionde krahas angazhimeve një përkushtim të madh e ka edhe ndaj rrjeteve sociale.
Me një numër prej mbi 800 mijë ndjekësve në Instagram, Kejvina sjell herë pas here imazhe që komentohen e marrin çdo herë vëmendje.
Edhe në disa foto të radhës, modelja u kujdes që të shfaqte elegancën dhe sensualitetin e saj teksa dukej në formë të mrekullueshme.
Modelja nga Shqipëria ka pozuar në imazhet e fundit e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të kaltër që ia vinte në pah format joshëse të trupit.
Dukja e 27-vjeçares u kompletua me një makijazh të theksuar, çantë të voglën gri me shkëlqim dhe aksesor ari.
Nuk munguan pëlqimet dhe reagimet e shumta nga ana e fansave sipër postimit të modeles.
Kujtojmë që verën që po lëmë pas, Kejvinën e kemi parë edhe si protagoniste në klipin e artistëve Bardhi dhe Majk “Ama”. /Telegrafi/