Kejvina Kthella është një prej modeleve shqiptare që çdo herë komentohet për paraqitjet dhe provokimet që bën në rrjetet sociale.
Modelja nga Shqipëria njihet për linjat dhe figurën joshëse, e që nuk heziton ta ekspozoj pothuajse në secilën paraqitje.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, modelja postoi një imazh në llogarinë e Instagramit ku ndiqet nga më shumë se 748 mijë ndjekës.
Me grim të theksuar, një bluë të shkurtër që ia zbulonte barkun e tonifikuar dhe pantallona të zi, Kejvina përshtati dukej me aksesor ari, ndërsa dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë.
“A po don pak”, ka shkruar modelja e cila mbante ushqim dhe pije në duar. Modelja bionde pranoi mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, përveç fotosesioneve dhe si imazh i disa markave të njohura, Kejvinën ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv.
Kujtojmë që famën më të madhe, modelja e mori nga paraqitja në emisionin e Ermal Mamaqit, ndërsa mbetet të shihet nëse ajo do të rikthehet në ekran. /Telegrafi/