Modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, po shijon disa ditë të mira pushimi.
Biondja, e ndjekur nga 800 mijë njerëz vetëm në Instagram, ka zbuluar së fundmi se si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur Saint-Tropez.
Ajo ndërkohë nuk ka munguar me disa fotografi atraktive, me anë të të cilave ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Bukuroshja e famshme ka zgjedhur një palë bikini ngjyrë kafe shkëlqyese, të cilat më pas i ka shoqëruar me një triko kafe me të bardha dhe pantallona të tilla.
Komplimentet po ashtu nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
E njëjta këtë vit mori vëmendje të madhe për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2.
Kthella u përjashtua nga ky edicion për shkak të një incidenti me banorin Luiz Ejlli.
Kjo bëri që të marrë edhe shumë komente negative asokohe dhe të humb mijëra ndjekës. /Telegrafi/