Ndërkohë që bën rolin e modeles, Kejvina Kthella, publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj profesionale.
Këto ditë në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë disa fotografi nga seti i ri, në të cilat ka pozuar me fustan.
Bukuroshja duket për mrekulli në fotosesonin e ri, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Ndërsa në InstaStory, biondja e popullarizuar e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën shfaqet ulur në tavolinë e veshur me bikini.
Dhe si rëndom, Kejvina ka arritur të joshë vëmendje me figurën e mahnitëse trupore. /Telegrafi/