Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës në Kosovë, “Sunny Hill”, pritet të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit, Gërmi.
Meqë jemi në prag të këtij festivali, tashmë thuajse janë bërë të ditur të gjithë emrat që do të performojnë gjatë këtij viti.
Përveç yjeve botërore, si G4shi, Njomza Vitia, Calvin Harris e Miley Cyrus, është njoftuar se në këtë festival do performojnë edhe disa këngëtarë të tjerë, si Kejsi Tola, Zhagg dhe reperi Buta.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimet që ka bërë faqja e “Sunny Hill” në rrjetet sociale.
Ndërkohë, dje (e hënë) është mbajtur një konferencë për media në kuadër të këtij festivali, ndërsa ka folur babai i Dua Lipës, Dukagjini, i cili njëherësh është drejtor ekzekutiv i “Sunny Hill”. /Telegrafi/