Këngëtarja e njohur, Kejsi Tola është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë.
Artistja nga Shqipëria ka publikuar këngën e re që mban titullin “What You Want” që erdhi në gjuhën angleze.
Projekti i saj i rikthimin u shoqërua bashkë me një videoklip, ku Kejsi shfaqet në formë të mirë në disa veshje të ndryshme.
Producent i këngës është Matteo Stefani ndërsa teksti u shkrua nga Kejsi bashkë me tekstshkruesit e tjerë Marty James Garton, Lionchld dhe Space Primtates.
Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, theksojmë që projekti është i pari nga albumi i saj “Iluminous”, të cilin e paralajmëroj para disa ditësh e që gjithashtu u lansua sonte (e mërkurë).
“Iluminous” është albumi i parë në karrierë për Kejsin e cila ka qëndruar larg muzikës për më shumë se dy vite. /Telegrafi/