Telegrafi

Kejsi Tola njofton rikthimin në muzikë, paralajmëron albumin e ri

Artistja e mirënjohur shqiptare, Kejsi Tola ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja.

Këngëtarja ka zbuluar për fansat e saj se është duke finalizuar një albumi të ri muzikor duke dhënë edhe detaje të tjera.

Tola tha se albumi që njëherësh është i pari në karrierë mban titullin “Ilominous” dhe për të ka punuar prej më shumë se dy vitesh.

tutje, kënëgtarja njoftoi se ky projekt i saj do të publikohet më 12 prill ndërsa tha se është e lumtur dhe e emocionuar që ta ndaj me adhuruesit e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“LUMINOUS” është projekti te cilit i jam dedikuar per me shume se dy vite dhe arsyeja qe me ka mbajtur pak larg prej jush. Ky eshte albumi im i pare dhe jam shume e lumtur dhe e emocionuar qe momenti per ta ndare me te gjithe ju ka ardhur!!! 12. 04. 23. Ruajeni datën”, ka shkruar kënëgtarja.

Kujtojmë që Kejsi në vitin 2018 mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Më ke mua” ku edhe u shpërblye me çmimi.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë artistja e cila njihet për vokalin dhe stilin e veçantë. /Telegrafi/