Këngëtarja e njohur Kejsi Tola feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 25-të.
Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, ku vetëm si 17 vjeçare prezantoi Shqipërinë në “Eurovision 2009”, gjersa më pas karrierën e vazhdoi me disa prodhime muzikore, dhe paraqitje të suksesshme nëpër festivalet vendore.
Në këtë ditë të veçantë, Kejsi ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.
Ndërsa në rrjetin social Instagram, këngëtarja vendosi të ndajë me ndjekësit një fotografi shumë të veçantë ku shfaqet pranë prindërve, dhe në mbishkrimin e saj shkruan disa fjalë nga zemra për ta.
Me e rendesishmja ne keto 25 vite ka qen pikerisht kjo foto e cila dita dites dhe vit mbas viti mund te me kete zgjatur paksa mua mund te kete shtuar ndoshta edhe disa thinja ne floket e tyre mund te jete shkrepur edhe ne vende te ndryshme ama nje nga ato gjera qe nuk do ndryshoje eshte pikerisht ky shtrengim duarsh me te cilin jam e bekuar qe e kam pasur qe diten e pare te jetes. Faleminderit Ma Faleminderit Ba per cdo dite qe me keni dhuruar. Dashuri e pafund” (sic.), shkruan Kejsi në Instagram. /Telegrafi/