Telegrafi

Kejsi Tola duket mahnitëse në bikini, teksa shijon perëndimin e diellit në plazh

Foto: Kejsi Tola/Instagram

Këngëtarja e njohur, Kejsi Tola, shquhet për hijeshinë dhe elegancën e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Duke qenë në sezon veror, Kejsi duket se ka gjetur pak kohë për të bërë pushime, teksa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga deti.

Foto: Kejsi Tola/InstaStory

Në imazhet e fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, Kejsi ka pozuar me bikini të zeza duke u larë në det.

Ajo ka treguar pak nga fiziku i saj, duke bërë kështu ndjekësit që ta komplimentojnë atë për vijën trupore.

“Në dashuri me ju”, ka shkruar këngëtarja Tola në mbishkrimin e fotografive, teksa dukej se po shijnte perëndimn e diellit në plazh. /Telegrafi/