Site icon Telegrafi

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kongresmenin amerikan Keith Self për emërimin e tij si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në një postim në X, Kurti ka shkruar se pret me padurim të frocojë partneritetin mes dy vendeve

“Urime Keith Self për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale vlerësohet shumë. Presim me padurim të forcojmë partneritetin tonë”, ka shkruar Kurti.

Keith Self është një mbështetës i njohur i çështjeve që lidhen me Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë përpjekjet për stabilitet dhe zhvillim në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version