Telegrafi

Keith Groeneveld ndan imazhe duke përqafuar Adriana Matoshin

Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi (Foto: Instagram/kidoisthename)

Vetëm një javë më parë u bë e ditur se Adriana Matoshi ka nisur një lidhje dashurie.

Ajo tashmë ka filluar romancën me futbollistin afrikan, Keith Groeneved, gjë të cilën e ka bërë publike në një paraqitje televizive.

Që nga atëherë, dyshja kanë bërë dedikime për njëri-tjetrin, teksa tani po shijojnë kohën së bashku.

(Foto: Instagram)

Në një postim në rrjetin social Instagram, Keith ishte ai që ndau një fotografi, ku shihej i përqafuar me Adrianën.

Lexo po ashtu Adriana Matoshi: Jetoj në një apartament me qira në Prishtinë

Çifti shihej se kishte dalë për të darkuar në një restorant, ndërsa shijonin pamjen mbresëlënëse para vetes.

(Foto: Instagram)

Sidoqoftë kësaj, aktorja e njohur për të njëjtën lidhje ka qenë mjaft e përfolur në rrjet, por që shumë figura të njohur i dolën në mbështetje. /Telegrafi/