Keith Flint në mëngjesin e ditës së djeshme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Essex.
Policia pas ardhjes në vendngjarje kishte njoftuar mjekët që u përpoqën ta ringjallnin, por nuk arritën ta shpëtonin atë.
Frontmeni i “The Prodigy” në një intervistë të katër vjetëve më parë për revistën FHM kishte thënë se një ditë do të bënte vetëvrasje.
“Gjithmonë e kam ndier në vetvete se kur ta përfundoj turneun do të kryej vetëvrasje. Betohem në Zot se ajo nuk është vetëvrasje, kjo është gjë pozitive. Nuk i frikësohem se kush jam, por dua kur të kthehem pas dhe të shikoj jetën time, dua të jetë e përmbushur. Kjo është e gjitha. Vetëm ditë të lumtura”, kishte pohuar Flint.
Kolegu i bendit, Liam Howlett ka konfirmuar përmes llogarinë personale në Instagram se këngëtari kishte kryer vetëvrasje.
Gruaja Flintit, DJ Mayumi Kai e cila ishte në Japoni për shkak të performancave të Vitit të Ri në Tokio, disa herë e kishte shpëtuar nga ferri i drogës.
Flint ka fituar popullaritet gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në saje edhe të vallëzimit energjik dhe pamjes së çuditshme.
Bendi është i njohur për hitet e shumta, duke përfshirë Firestarter, Breathe dhe Smack My Bitch Up. /Telegrafi/