Site icon Telegrafi

Keita te Liverpooli për 84 milionë euro

Naby Keita gjithmonë e më afër Liverpoolit.

Ylli i RB Leipzig tashmë e disa kohë është duke u kërkuar nga Reds të cilët e dëshirojnë me çdo kusht.

Sipas Sunday Express, mesfushori është afër kalimit te klubi anglez të cilët janë të gatshëm të paguajnë 84 milionë euro vetëm për ta sjell atë në Anfield.

Në rast se ky transferim ndodh, atëherë shtohen edhe mundësit që Emre Can të kalojë te Juventusi.

Në sezonin e kaluar Keita ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tetë herë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2X0pyJ8ReUg

Exit mobile version