Në faqen sportive të edicionit të sotëm të ‘Il Messaggero’ gjen hapësirë edhe tregu i transferimeve të Lazios.
Janë orë vendimtare për të ardhmen e Keita Bales për të cilin ka shfaqur interesim serioz Interi.
“Keita – Inter, pas ‘po’ për Perisic te Unitedit”, shkruan e përditshmja italiane.
Klubi nga Milano është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për yllin e klubit nga kryeqyteti italian.
Në rast se Perisic kalon te Man Utd me shumë mundësi në Inter do të huazohet Anthony Martial. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GFMQjnUjHAg