Edhe pse nuk ishte në fushë me bashkëlojtarët e tij, Naby Keita e ka shijuar përmbysjen e rezultatit ndaj Barcelonës.
Skuadra angleze arriti ta përmbyste dje (e marte) rezultatin nga 3-0 në 4-0 ndaj katalonasëve, për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 1 qershor në Madrid.
Keita e humbi ndeshjen e dytë, pas lëndimit që kishte pësuar në Camp Nou javën e kaluar, gjersa është raportuar se sezoni për të ka mbaruar.
Sidoqoftë, kjo gjë nuk e ndaloi Keitan që të festoi si i çmendur në shtëpinë e tij, pas përmbysjes së rezultatin në Anfield nga Liverpool.
Mesfushori postoi në Instagram festën e tij në momentin kur ‘The Reds’ kaluan në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gerrard8FanPage/status/1125871390534590465