Site icon Telegrafi

Keita do klub të madh

Ylli i Lazios, Keita Balde Diao ka thënë se do të ishte ëndërr nëse do të nënshkruante për Manchester Unitedin, Barcelonën ose Real Madridin.

21 vjeçari që u zhvillua si futbollist në akademinë e Barcelonës, ka thënë e do t’i pëlqente që një ditë të luante në futbollin anglez.

Flitet se skuadra si Arsenali dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për të.

“Unë kam kontratë me Lazion deri në vitin 2018 dhe deri në këtë kohë unë do të qëndrojë këtu”.

“Ambiciet e mija janë të luajë për skuadra si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United”, ka thënë Keita Balde. /Telegrafi/

Exit mobile version