Telegrafi

Keita Balde takon agjentin e tij në Milano

Inter dhe Juve e duan lojtarin

Keita Balde Diao njoftohet se ka takuar agjentin e tij në Milano sot, pasi është afër një lëvizjeje nga Lazio tek Interi.

Futbollistit i është dhënë ditë e lirë sot, me sa duket për të parë të dashurën e tij, por thashethemet kanë qenë në rritje me një marrëveshje të afërt me Nerazzurët.

Lexo po ashtu Keita niset për Milano, brenda javës përfundon transferimi te Interi

Sipas Gazzetta dello Sport, Keita me të vërtetë e ka kaluar ditën me të dashurën e tij, por u takua edhe me agjentin Roberto Calenda.

Interi e konsideron atë si një zëvendësim ideal për Ivan Perisicin dhe Lazio mund të shesë atë për rreth 20 milionë euro në vend që ta humbiste atë falas vitin e ardhshëm.

Ky do të ishte gjithashtu një opsion më tërheqës sesa shitja te Juventus, me të cilin ka biseduar agjenti i Keitas, megjithëse ata janë të përqendruar te Federico Bernardeschi. /Telegrafi/