Keita Balde Diao pritet të ketë testet e tij mjekësore te Interi të hënën, duke kompletuar një huazim prej pesë milionë eurosh me opsion blerje prej 30-34 milionë euro nga Monaco.
Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë edhe La Gazzetta dello Sport, transferimi i Keita Baldes te Interi është temë e kryer tashmë.
Këto media raportojnë se reprezentuesi i Senegalit do të jetë në Milano sonte ose nesër për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.
23-vjeçari është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tyre të parë në Ligue 1 dhe është në prag të rikthimit në Serie A, ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij me Lazion.
Interi do të paguajë pesë milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar me një opsion për të blerë në fund të sezonit për 30-34 milionë euro.
Shifra e blerjes së Keita Baldes do të jetë varësisht nga bonuset që do t’i arrij sulmuesi me Nerazzurrët.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare, e cila do ta mbaj atë te Interi deri në qershor të 2023.
Ndryshe, fillimisht ishte përfolur për një shkëmbim mes tij dhe Antonio Candrevas, por italiani ka refuzuar kalimin te Monaco. /Telegrafi/