Keita Balde Diao ka arritur tashmë në Milano për të kompletuar kështu transferimin e tij te Interi.
Ylli i Monacos ka thënë se trajneri zikaltër, Luciano Spalletti, ishte vendimtar që ai t’i bashkohet skuadrës me qendër në Milano.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë senegalezi për mikrofonat e Sky Sport.
“Spalletti ishte shumë i rëndësishëm në vendimin tim. Tani do pushojë pasi të hënën kam një ditë të madhe”.
Keita do të përfundojë testet mjekësore gjatë ditës së hënë dhe pastaj pritet të nënshkruajë edhe kontratën pesë vjeçare.
Ai me shumë mundësi do t’i bashkohet Interi në formë të huazimit për pesë milionë euro, por me opsion blerje për 34 milionë të tjerë.
Keita në të kaluarën ishte pjesë e Lazios në Serie A. /Telegrafi/
https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1028787844658036737