Sulmuesi i Lazios, Keita Balde është në shënjestër të Milanit.
Mediat italiane shkruajnë se ‘Rossonerët’ e kanë futur në listë futbollistin e ‘lacialëve’, i cili po bën një sezon mjaft të mirë me ‘bardhekaltrit’ e Italisë.
Kinezët e Milanit tashmë janë duke u përgatitur për tregun e verës.
Rossonerët janë duke i monitoruar disa futbollistë cilësorë, dhe thuhet së në mesin e shumë emrave që po vëzhgohen nga Milani është edhe Balde. /KosovaPress/