Keita Balde ishte njëri nga heronjtë e Interit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por ishte afër të bëhej njashtu edhe figura tragjike e tyre.
Gara për pozitën tre dhe katërt në Serie A ishte e hapur dhe një luftë e vërtetë deri në minutat e fundit.
Në fund Atalanta nga vendi i tretë dhe Interi nga vendi i katërt arritën të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Milani mbeti i pesti.
Fitorja e Interit ishte thjeshtë dramë në veti, pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Nerazzurrët kishin shumë heronj.
Njëri nga ta padyshim se ishte sulmuesi Keita Balde, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e epërsisë 1-0 duke zhbllokuar rezultatin.
KING OF SENEGAL & UN IDOLO @KeitaBalde 🖤💙🖤💙 https://t.co/jNE6F2NgTD
— Jordan (@JPens4Real21) May 27, 2019
Megjithatë, Balde shumë lehtë ka mundur të jetë figura tragjike e Nerazzurrëve pasi në minutat shtesë mori një karton të kuq, një nga më naivët këtë sezon.
Balde fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë pas festës së golit, ndërsa në minutat shtesë ndaloi portierin kundërshtar gjatë një kundërsulmi kur Interi shënoi golin e tretë.
https://twitter.com/Wideoverload/status/1132746506598080515
Me rishikimin e VAR-it, gjyqtari vendosi të anulojë golin dhe ta ndëshkoj Balden me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin.
Përveç golit të anuluar, gjyqtari akordoi penallti dhe nga ajo ndërhyrje Empoli rrezikoi golin dhe ishte Samir Handanovic, i cili shpëtoi Interin me pritjen e tij. /Telegrafi/